Trump emëron diplomatin Philip Kosnett si ambasador në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, citon Zëri i Amerikës Shtëpinë së Bardhë.

Kosnett aktualisht është i Ngarkuar me Punë i Përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik, tha Shtëpia e Bardhë.

Kosnett do të zëvendësojë ambasadorin aktual amerikan, Greg Delawie, i cili shërben në Kosovë qysh në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button