Mickoski i hapi kartat – proceset të kushtëzuara me amnisti?

Në atmosferë të kushtëzimit po zhvillohen proceset politike në Maqedoni. Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, mbrëmë i ka zbuluar kërkesat kyçe prej të cilave varen hapat e tyre politike. Ai ka kumtuar se partia fillimisht pret që të shohë nëse do të ketë referendum, cila do të jetë pyetja e referendumit dhe cilat do të jenë hapat e pushtetit, ndërkaq më pas do të sjell vendim nëse do të marrim pjesë në referendum, njofton Portalb.mk.

“Nuk e dimë nëse sigurt do të ketë referendum. Nuk e di si Zaev e planifikon referendumin, kur për atë duhet të kemi të formuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Do t shohim se si do të zhvillohet procesi, të presim, pastaj do të veprojmë dhe do t’i informojnë qytetarët”, deklaroi Mickoski.

Por, formimi i KSHZ-së, për momentin është i bllokuar mu nga ana e VMRO-DPMNE-së. Deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski, i cili është kryetar i Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, me ditë nuk e cakton seancën në të cilën duhet që të konfirmohet lista me kandidatë, me arsyetimin se partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje. Por, partia e vetme e cila ende nuk ka konfirmuar kandidat është mu VMRO-DPMNE-ja, pasi që të gjitha tjerat tanimë e kanë informuar kryetarin e Kuvendit për kandidatët e tyre. Ata dyshojnë se VMRO-DPMNE me qëllim e zvarrit procesin, pasi që KSZH duhet që ta organizojë referendumin, ndërkaq për zgjedhje të përbërjes së saj janë është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, e cila nuk arrihet pa opozitën.

Ligj i ri, paketim tjetër

Burimet e “Dojçe Vele” nga Kuvendi thonë se “konsultim” nuk është fjalë përkatëse për proceset të cilat tani i çon përpara partia opozitare. Ajo kushtëzon që urgjentisht të miratohet ligj i ri për financimin e partive, por edhe që të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave, në çdo zgjedhje të ardhshme, duhet që të organizohet qeveri teknike, sipas modelit të “Përzhinoës”. Pastaj, partia insiston në “zgjidhjet e saja” në disa ligje në sistemin gjyqësor. Por, ajo që deri dje ishte spekulim – se opozita kushtëzon edhe me amnisti për të akuzuarin e 27 prillit, prej dje nuk është spekulim. Rast, që Mickoski t’i hapë kartat ishte dënimi i shtatë personave për tentim-vrasjen e Selës, transmeton Portalb.mk.

“Si kryetar i VMRO-DPMNE-së përpara organeve do të propozoj dhe do të kërkoj mbështetje nga ana e Komitetit Ekzekutiv që të përpunojnë ligj për amnisti të këtyre njerëzve, pasi që shihet qartë se është qërim i hesapeve politike, dhe jo dëshmim të veprës penale. Nëse marr mbështetje, pasi që të përpunohet ky ligj, i njëjti do të dorëzohet në Kuvend. Do të kërkoj mbështetje edhe nga ana e Ziadin Selës që ta përkrahë të njëjtin ligj’, tha Mickoski.

Por, VMRO-DPMNE nuk është patjetër që të kërkojë ligj për amnisti, pasi që e ka. Iniciativa për përgatitjen e saj u miratua nga Komiteti Ekzekutiv më 18 tetor të vitit 2017, që partia edhe publikisht e kumtoi.

“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së informon se ngrit iniciativë që urgjentisht dhe pa zvarritje të lirohen dhe amnistohen të gjithë personat që kanë bërë shkelje të caktuara ligjore në incidentet përpara dhe në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017. VMRO-DPMNE vlerëson se është e padrejtë që të ndiqen më tej personat që kanë marrë pjesë në trazirat e 27 prillit”, kumtoi partia.

Në dhjetor të vitit 2017, ligji si i “gatshëm” u paralajmërua nga lideri në ikje, Nikolla Gruevski, në Kongresin e partisë në Vallandovë.

“Rrahja në Kuvend ishte gabim i madh, edhe pse skenari u mendua nga partitë në pushtet. E dija se çfarë do të vije, se do të krijohet perceptim se VMRO-DPMNE është fajtor dhe për atë reagova ashpër atë natë. Janë të nevojshme ligje për amnisti dhe qetësim. VMRO-DPMNE tanimë ka përgatitur ligj për ngjarjet e 27 prillit dhe së shpejti do të paraqitet në Kuvend, dhe shpresoj që i njëjti të pranohet”, tha Gruevski.

Të njëjtën e ka paralajmëruar partia edhe kur Mickoski e mori udhëheqësinë, por me qëndrim se propozimi “ende nuk është i gatshëm”.

“Teksti i ligjit do të jetë i shkurt dhe me të do të përfshihen të dyshuarit dhe të arrestuarit në mënyrë të padrejtë. Shpresojmë që së shpejti do të jetë gati dhe pas festave (Krishtlindjet) do të dorëzohet në Kuvend. Presim që me të, të mbarojë ndjekja politike ndaj deputetëve dhe anëtarëve tanë me qëllim të qetësimit nacional dhe kthimin e rrjedhave normale në shtet”, kanë deklaruar nga partia më 4 janar të vitit 2018.

Megjithatë, nga LSDM-ja thonë se nuk do të ketë amnisti, por do të ketë drejtësi.

“Ndoshta Mickoski ëndërron për amnisti, por amnisti për krim nuk do të ketë. Pastrim me krimin e VMRO-DPMNE-së dhe drejtësi për të gjithë, është interes i shtetit. Mickoski as të mos mendojë ta frenojë ardhmërinë e Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që të kthehemi në të kaluarën e errët të izolimit, korrupsionit, krimit dhe pasigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button