Izraeli paralajmëroi se është i mundur sulm ndaj forcave qeveritare në Siri

Ministri izraelit i Sigurisë Golad Erdan i paralajmëroi Sirinë dhe Rusinë se Izraeli mundet t’i sulmojë forcat qeveritare në Siri.

Ai shtoi se sulmi ka mundur të ndodhë nëse Siria dhe Rusia mundohen të vendosin njësi të tyre në zonën kufitare të demilitarizuar në Rafshnaltën e Golanit.

“Duhet të kontrollojmë nëse rusët dhe Qeveria e Asadit nuk kanë prani të armatosur në rajonet të cilat janë demilitarizuar”, potencoi Erdan.

Ai në pyetjen nëse Izraeli është i gatshëm të zbatojë masa parandaluese kundër armatës siriane  u përgjigj me bindje.

Armata siriane muajin e kaluar ngriti ofensivë të madhe në krahinën jugore Dera, ndërsa pritet faza e ardhshme e ofensivës të zbatohet në krahinën e cila është nën kontroll të kryengritësve Ketira, e cila është në afërsi të Rafshnaltës kontestuese të Golanit.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin javën e kaluar dy herë  bëri thirrje  në respektimin e armëpushimit izraelit-sirian nga viti 1974, me të cilën është ndaluar stacionimi i teknikës ushtarake dhe personelit të palës siriane dhe izraelite nga Rafshnalta e Golanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button