SHBA i jep mbështetje Maqedonisë për implementim të suksesshëm të Marrëveshjes me Greqinë

Shtëpia e Bardhë publikoi një komunikatë për opinionin ku thekson mbështetjen që SHBA e jep për Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

“Zëvendëskryetari Majk Pens ka folur me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev ku ia uroi arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar mes dy vendeve. Ai e mbështeti vendimin pozitiv të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019 ku edhe një herë konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Zëvendëskryetari Pens e lavdëroi udhëheqësinë e kryeministrit Zaev, inkurajimin dhe përkushtimin në paqe dhe stabilitet në rajon dhe ofroi mbështetje nga Amerika për Marrëveshjen për Emrin për implementim të suksesshme”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Pens, ka biseduar edhe me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, të cilin e ka uruar për arritjen e Marrëveshjes me Maqedoninë.

“Kryeministri e ka theksuar rëndësinë që e ka kjo Marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët”, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit.

Ndryshe, dje Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pas mosnënshkrimit të dekretit të ligjit për Marrëveshjen me Greqinë nga ana e presidentit, Gjorge Ivanov, e rivotoi ligjin për Marrëveshjen me Greqinë me  69 vota “për” dhe 1 të “përmbajtur”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button