Zaev: Institucionet do ta kontrollojnë punën e Bashkësisë Fetare Islame

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske sot tha se pas kërkesës së deputetit Muhamed Zekiri në Kuvend, institucionet duhet të angazhohen të bëjnë kontrolle në Bashkësinë Fetare Islame dhe të japin raport, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam njeri transparent, kam thënë se duam të bëjmë bashkëpunim me të gjitha institucionet, me bashkësitë fetare, por njëkohësisht jemi edhe parti bashkëkohore me Kuvend demokrat, ku deputetët kanë të drejtë të bëjnë pyetje dhe të hapin debate, nuk duhet të kemi frikë nga debatet sepse debati ka ndonjë qëllim si dhe deputetët përfaqësojnë qytetarët dhe unë kam dhënë përgjigje. Absolutisht nuk duhet dikush të fsheh diçka dhe të frikësohet, unë kam thënë se institucionet duhet të veprojnë. Deputeti ka kërkuar dhe institucionet do të bëjnë kontrollimet dhe do t’i japin raportet e tyre. Mendoj se Bashkësia fetare në të gjitha mbledhjet tona ka dëshmuar se është e orientuar t’u shërbejë qytetarëve të fesë islame, në fund duhet ta respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Dëshira ime është që të vazhdojmë të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame, por janë edhe të detyruar të jepin përgjigje për veprimet”, tha Zaev.

Maqedoni, mund të ketë ligj për kontrollë si i harxhojnë paratë bashkësitë fetare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button