Sizmologët: Tërmeti ende aktiv

Tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë madje dhe disa nga fqinjët vijon të jetë ende aktiv dhe do të duhen të paktën tre dite deri në shuarjen e plotë të tij.

Sizmologët tregojnë se gjatë 24 orëve pas goditjes se parë dhe më të fuqishme, janë shënuar 400 lëkundje te tjera mes tyre disa të forta. Sipas analizës se kryer nga specialistët nuk mendohet rikthim i lëkundjeve te forta ne këtë vatër, transmeton Vizion Plus.

Rrapo Ormeni tregon se tërmeti i një dite më parë është ndjerë edhe në disa nga vendet fqinje, për shkak të thellësisë së tij 18 kilometër.

Epiqendra ishte në gjirin e Lalezit, ne fshatin Hamallaj aty ku dhe demet ishin me te mëdha. Durrësi është një nga zonat me sizmike te vendit dhe historiku i tërmeteve të forta daton hershem, ku në arkivin e institutit më të fuqishmet rezultojnë lëkundjet e ndodhura ne vitet 19200 dhe 1926. Megjithatë ai i Shkodrës ne 1979 konsiderohet tërmeti me i fuqishëm dhe me pasoja të rënda./Vizion Plus

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button