BDI organizoi Akademi Përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së Abdurrahman Alitit

Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta e Abdurrahman Alitit, në fjalimin e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Aliti do të mbetet figura ndër figurat jo vetëm që do të kujtohet,  por edhe do të shkruhet, gjithashtu  edhe historia e re këtij shteti do të ishte e mangët pa figurën dhe emrin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Është nga të parët që ngriti zërin dhe alarmoi opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë  se pikërisht ndryshimi i Kushtetutës është gjenerator i krizës dhe ashtu ndodhi pasi që ndryshimi i Kushtetutës në 1974 solli krizën dhe hapi një front që kishte mund të parandalohet po që se dëgjoheshte filozofia dhe alarmi që bëri analisti i mençuri i urti, Abdurrahman Aliti”  u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ahmeti para të pranishmëve tha se ai e ka njohur nga viti 2001 deri në kohën kur pushon së ekzistuari fizikisht figura e tij.

“Njeri i guximit i lartëpamësisë, ai guximshëm hyri pranë brigadës në Karadak dhe u ul me të gjithë drejtuesit të cilët i inkurajoi për të vazhduar punën deri në aktin final. Njeri i durimit, njeri që duronte aq shumë sa që për mua ishte një mësim. I urtë dhe i vendosur në veprimet dhe në përcaktimet që i kishte. Asnjëherë nuk e pash të hidhëruar dhe asnjëherë skemi qenë oponent por miq e bashkëpunëtorë në të gjitha fushat e veprimit nga viti 2001 e këndej,” potencoi kryetari integristëve Ahmeti.

Para të pranishmëve fjalë rasti pati edhe e shoqja të ndjerrit, Aburrahman Aliti, Gjylimsere Aliti, ndërkaq në emër të drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore të Kulturës së Shqiptarëve në Maqedoni, me një fjalim u paraqit Besnik Rameti

“Duroja angazhoheshte dhe punoi çdo ditë të jetës së tij dhe veprimtarisë shoqërore për barazi, për  përkatësi dhe orientim perendimor, për Evropë, për NATO. Jo gjithëmonë u kuptua drejt, por koha, koha të dashur miq është dëshmia dhe argumenti më e mirë për cdo gjë në jetë.  Sot, jam e lumtur që shoh këto vlera, për të cilat veproi Duroja, të mëshiruara tek ju dhe që po realizohet ajo për të cilën angazhoheshte dhe punoi edhe Duroja, integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni”, tha para të pranishmëve, Gjylimsere Aliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button