Izraeli paralajmëron Sirinë: Gati të ndërhyjmë po shkelët marrëveshjen 44-vjeçare

Ministri izraelit për Sigurinë Publike paralajmëroi Sirinë këtë të enjte se Izraeli mund të sulmojë forcat siriane nëse do të vendoseshin në një zonë kufitare, duke shkelur sipas tij një marrëveshje 44-vjeçare të çmilitarizimit të OKB-së, transmeton Top Channel.

Mbështetur nga Rusia, presidenti sirian Bashar al-Assad nisi një ofensivë muajin e kaluar për të rimarrë rajonin jugor Deraa. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme, bëri thirrje të dielën për ruajtjen e një armëpushimi izraelit-sirian të vendosur në vitin e largët 1974.

“Kundërshtojmë çdo prani të forcave ushtarake nga regjimi i Asadit në fushat që duhen demilitarizuar”, tha ministri izraelit për Siguri Publike, Gilad Erdan.

I pyetur nëse Izraeli ishte i përgatitur për të ndërmarrë veprime parandaluese kundër ushtrisë siriane, Erdan tha: “Pa dyshim, po”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button