RECETË: Si të gatuajmë ëmbëlsirë për 10 minuta

A ju ka ndodhur ndonjë ditë të keni pasur dëshirë të madhe për një kek të freskët? Kjo është një recetë, që do të ju marrë kohë vetëm 10 minuta. Për shije as që diskutohet. Më poshtë po u paraqesim ingredientët, me siguri do t’i keni në shtëpi, vetëm mos përtoni, plotësojani dëshirën vetes, shkruan Bordo.al. 

250 gr biskota sipas dëshirës suaj (sipas mundësisë të kualitetit më të mirë)

100 gr gjalpë

400 gr çokollatë për zierje

200 ml ajkë e ëmbël qumështi

Përgatitja:

Së pari zbutet margarina në zjarr jo shumë të lartë dhe i shtohet ajka,  duke pasur kujdes që të mos ziejë para se të largohet nga zjarri. Pastaj  duke e përzier i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet gjithnjë. Biskotat i copëtojmë në copa të vogla dhe i përziejmë me kremin jo krejtësisht te ftohur.

Kallëpi ku do ta vendosim mbulohet me folie alumini dhe e vendosim sipër ëmbëlsirën. Pasi e rrafshojmë ngadalë me lugë e lëmë të ftohet mirë për 3-4 orë në frigorifer.

Preferohet që biskotat të jenë me shije karamele, që gjatë procesit të ngrënies të kërcasin në dhëmbë dhe të mos shkrihen nga kremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP