Ahmeti: Shqiptarët të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se pas zyrtarizmit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, shqiptarët në dokumentet e udhëtimit, do të figurojnë si “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas Ahmetit në çështjen e emrit, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e problemit, përcjell Alsat M. 

“Problemi i kontestit të emrit me Greqinë nuk është problem i shqiptarëve. Ai është problem me komunitetit maqedonas. Kështu që pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë” – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button