Gajre: mbahet manifestimi ‘KUR BIE KOSA E PARË MBI FSHAT’

Tubimi tradicional “KUR BIE KOSA E PARË MBI FSHAT” në fshatin Gajre të Tetovës organizohet sërish. Të dielën në orën 11.00 në këtë fshat do të mbahet një manifestim muzikor për të shënuar 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe për t’u shprehur nderime dëshmorëve të UÇK-së të rënë në fshatin Gajre në vitin 2001.

Këshilli organizativ pranë Bashkësisë Vendore të fshatit Gajre njofton se do të marrë pjesë SHKA ”Jehona e malsisë së sharrit”, orkestri “Xheladin Zeqiri” me dirigjent Jeton Pustinën, ndërsa do të këndojnë një numër i madh këngëtarësh nga vendi e rajoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button