Britania kërkon sqarim nga Rusia për incidentin e ri me agjent nervor

Rusia duhet të sqarojë se si agjenti nervor Novichok, ka helmuar edhe dy britanikë tjerë në rajonin Salisbury, deklaroi sot sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani do të duhet që shteti rus të dalë me njoftim dhe të sqarojë saktë se çfarë ka ndodhur”, tha Javid në një fjalim në Kuvend pas një takimi të sigurisë së nivelit të lartë.

“Është e papranueshme që populli ynë të jetë objektiv i qëllimshëm ose i paqëllimshëm, ose që rrugët tona, parqet tona, qytetet tona, të jenë një kosh i helmit”, u tha ai anëtarëve të parlamentit.

Një çift në të dyzetat është gjetur pa vetëdije të shtunën në qytetin Amesbury pasi i ishin ekspozuar, siç thonë autoritetet britanike, agjentit nervor Novichok, për të cilin thonë se është i njëjti nga sulmi në Salisbury në muajin mars.

Çifti Charlie Rowley, 45, Dawn Sturgess, 44, sipas mediave lokale është gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tyre në Amesbury në qarkun Wiltshire.

“Siç kemi bërë edhe në të kaluarën, edhe tani pas këtyre zhvillimeve të fundit, do të konsultohemi me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Sytë e botës janë aktualisht të kthyer kah Rusia, por jo nga shkaku i Kampionatit Botëror. Është koha që shteti rus të dalë dhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha Javid.

Sipas tij, incidenti do të evokojë kujtimet nga tentim vrasja e Sergei dhe Yulia Skripalit, për të shtuar se lidhja e këtyre dy incidenteve do të jetë kryefjala e këtij hetimi.

– Rasti Skripal

Rikujtojmë se më 4 mars, ish-spiuni rus Sergei Skripal, 66, dhe e bija e tij Yulia u dërguan në spital pasi u gjetën pa vetëdije në një stol publik më 4 mars pasi kishin vizituar një restorant dhe një bar.

Më shumë se 20 persona, përfshirë një oficer policie u dërguan në spital.

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko në vitin 2006, pasi u helmua me një substancë radioaktive në një hotel qendror në Londër. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte në vuajtje të dënimit me 13 vite burg për rrjedhje të informacioneve ndaj inteligjencës britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button