Deri tash, Ministria e Kulturës ka realizuar 32% e projekteve kapitale vjetore

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi sot ka njoftuar se janë formuar 30 grupe pune nga eskpertë të jashtëm për realizimin e Planit të Veprimit për implementimin e Strategjisë Kombëtare dhe se gjatë takimeve me përfaqësuesit diplomatik, janë shikuar mundësitë për riparime, rikonstruksione dhe adaptime të objekteve kulturore në Maqedoni. Norma e realizimit të investimeve kapitale deri tash është 32%, raporton Portalb.mk.

“Mjetet buxhetore për realizimin e punëve për investime kapitale për vitin 2018 janë 927,060,188.00 denarë. Deri më tani, norma e realizimit është 32%, dhe deri në fund të vitit buxhetor presim që ajo të arrijë 80-90% të projekteve kapitale të parashikuara”, theksoi ministri Ademi.

Ai ka theksuar se Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar që t’i përmbush pritjet dhe synimet e qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button