“Çështja Tahiri”, Prokuroria bën rekurs, kërkon “arrest me burg” për ish ministrin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që i hoqi masën “arrest shtëpie” duke lënë të lirë Tahirin, transmeton Tema.

Ky është rekursi i dytë i prokurorisë pas atij për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Tahiri.

Ish ministri Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërkaq Saimir Tahiri u lirua nga çdo post në PS dhe dy muaj më parë ai dorëzoi mandatin e deputetit për t’i hapur rrugë hetimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button