Tufegxhiq: Kemi marrë kërcënime se do të shkojnë në burg, nëse votojmë “për” Marrëveshjen me Greqinë

Deputetët e shumicës parlamentare sot në mëngjes kanë marrë letër të nënshkruar nga “Shoqata për Luftë për Emancipim dhe të Drejta të Grave”, në të cilën është vendosur edhe kolumna nga Dimitar Apasiev. Autoria ka shkruar se “do të ketë çrregullira, pastaj zgjedhje dhe më pas do të shkoni në burg”. Letrën e ka publikuar deputetja Ivana Tufegxhiq, njofton Portalb.mk.

“Absolutisht nuk kam problem me çdo qëndrim të treguar në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, veçmas me ata të cilët janë intelektualë, megjithatë ata të cilët e profilojnë diskursin publik duhet që të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë për fjalët që i thonë pasi që nxisin padurim dhe konfuzion mes qytetarëve. Debati i shëndoshë patjetër duhet që të udhëhiqet pa spekulime, shpifje, që e njëjta të jetë në dobi të qytetarëve”, deklaroi Tufegxhiq.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button