Ahmeti: Nuk ka fuqi që e ndalon Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Pas votimit të sotëm të dytë për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar qytetarët e Maqedonisë. Në një video-incizim të publikuar në “Facebook” nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi, dëgjohet duke thënë Ahmeti se “Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, nuk a fuqi që mund ta ndalojë”, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, me 69 vota “për”, një të “përmbajtur” nga ana e deputetit, Ferid Muhiq dhe asnjë “kundër”, Kuvendi për herë të dytë e ka votuar Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Vetëm 27 minuta ka zgjatur seanca kuvendore, në të cilën nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button