Dimitrov: Ivanov nuk mundet ta mbrojë Kushtetutën duke e shkelur

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në seancën e sotme kuvendore të leximit të tretë për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ka porositur presidentin, Gjorge Ivanov, që ta nënshkruaj dekretin pasi që është i obliguar, pavarësisht nëse do ose jo, njofton Portalb.mk.

Ai tha se presidenti është përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në kryerjen e të drejtave dhe obligimeve të tij. Argumentet e Ivnaovit që të mos e nënshkruajë dekretin sipas rrugës juridike, ai tha se janë të pasakta.

“Më gjithëpërfshirëse është pika e parë ku thotë se nuk mundet që të pranojë ideja dhe propozime të cilat do ta rrezikonin identitetin nacional. Ju siguroj, as unë as cilido anëtar i Qeverisë, por as kryeministri nuk pranon ideja të tilla. Ashtu siç potencuam në disa raste, marrëveshja përfundimtare jo vetëm që nuk e rrezikon identitetin nacional maqedonas, veçantinë e kombit maqedonas dhe gjuhën, por e riafirmon dhe e përforcon si asnjëherë deri më tani. Në praktikë, marrëveshja do të sjell etablim mu të identitetit tonë dhe do ta tejkalojë situatën tonë të luftës së përhershme me ndryshim të kontestuar. Në pikën e dytë citohet Kushtetuta. Jemi të obliguar të jemi korrekt. Ashtu siç nuk mundet që të mbrohet identiteti duke e komprometuar procesin e aktikuizimit, ashtu nuk mundet që të mbrohet duke e shkelur Kushtetutën. Në mënyrë decide shkruhet se presidenti është i obliguar që ta kryej detyrën sipas Kushtetutës”, porositi Dimitrov.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button