Vret veten djali i Tina Turner, ende asnjë reagim nga këngëtarja e famshme

Djali i Tina Turner, Craig Raymond, është gjendur i vrarë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e tij në Studio City të Kalifornisë. Sipas mediave ndërkombëtare, Raymond dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, por arsyet mbeten ende të paqarta. Siç shkruan TMZ, transmeton Class autoritetet e gjetën pa shenja jete kur arritën në shtëpinë e tij në Studio City, CA, pak pas mesditës dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar edhe nga Mjekësia Ligjore e Departamentit të Qarkut të Los Angeles.

Ndërkohë që policia vijon hetimet, thuhet se nga këngëtarja e famshme, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, nuk ka ende asnjë deklaratë. Vetëm pak orë para fundit tragjik të të birit, 78-vjeçarja mori pjesë në shfaqjen e Giorgio Armani në Javën e Modës, Haute Couture, në Paris.

Craig u adoptua nga bashkëshorti i saj, Ike Turner, pas martesës së tyre në vitin 1962. Ai ishte djali i parë i lindur nga Tina, kur këngëtarja ishte vetëm 18 vjeç, para se të martohej me Ike Turner. Babai i tij biologjik ishte një saksofonist, Raymond Hill, i cili ishte pjesë e grupit “Kings of Rhythm”. Pasi Tina u martua me Ike, ai e adoptoi Craig dhe e rriti si djalin e tij. Craig punoi si specialist i pasurive të paluajtshme dhe ishte pjesë e disa organizatave, duke përfshirë Organizatën Kombëtare të Realtors dhe Shoqatën “Realtors”, në Kaliforni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button