Nuk ka subvencionim të normave kreditore për të blerje shtëpie nga çiftet e sapomartuara

Në programin zgjedhor të LSDM për zgjedhjet e vitit 2016, përfshihet edhe premtimi në vazhdimi i cili nuk është realizuar: 

Do të subvencionojmë normën kreditore të ngritur për blerje të shtëpisë nga të sapomartuarve.

[Burimi: LSDM– Plani për jetë në Maqedoni – data, dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Partia Qeverisëse në programin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 premtoi se do të subvencionojë normat e kësteve të ngritura për çiftet e reja, ndërsa masa do të miratohet në 180 ditët e para të mandatit. Pas verifikimit, konstatuam se ky premtim deri më tani (28.06.2018), edhe pse ka kaluar një vit që nga mandati i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, është i  parealizuar. Ky premtim i LSDM gjendet edhe në Programin për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2017-2020 (faqe 44), por në një formë tjetër, si masë e Qeverisë për ndalim të keqpërdorimeve me shtëpitë sociale:

Qeveria do të sigurojë masa për ndalimin e keqpërdorimeve me shtëpitë sociale përmes subvencionimit për ndërtim (50% nga kompensimi komunal për ndërtim të shtëpive individuale prej 150 m2), subvencione të normës së kreditit për blerjen e shtëpisë për çiftet e reja të sapomartuara, dhe subvencionime për projektim dhe ndërtim të objekteve të grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. 

Verifikimi në faqen e Qeverisë së RM me kërkim standard përmes fjalëve kyçe, tregoi se informacioni i fundit për subvencionimin e kredive për shtëpi është publikuar në vitin 2015. Verifikimi i faqes së Ministrisë së Financave, po ashtu shfaqi se të dhënat e fundit që u përkasin aksioneve dhe projekteve të Qeverisë paraprake, të tipit “Blej shtëpi, blej banesë”. Kërkimi në internet tregoi se thirrja e fundit publike është bërë nga ana e Ministrisë së Financave, dhe më pas është publikuar, në fillim të vitit 2017 dhe ka vlejtur deri të fund të vitit të njëjtë. Përfundimisht, në Programin e detajuar për punën e Qeverisë në vitin 2018 (faqe 309) ka aktivitete të reja në Ministrinë e Financave, por edhe për dhjetorin e vitit 2018 dhe kjo është markuar në pjesën e iniciativave me prioritet të mesëm:

 Informacioni për rrjedhën e realizimit të projekteve “Kupi kuqa, kupi stan” (Blej shtëpi, blej banesë) dhe “Kupi kuqa za mlladi” (Blej shtëpi për të rinjtë) me Vendimin për kohëzgjatjen e thirrjes publike dhe numrin e thirrjeve publike për paraqitjen e qytetarëve për marrjen e kreditit për shtëpi të subvencionuar.

Në bazë të kësaj Qeveria do të vendos edhe për atë, nëse dhe sa qytetarë do të mund të paraqiten për një subvencionim të këtillë në vitin 2019, por e gjithë kjo me tipe të tjera të subvencionimit të cilat kanë qenë projekte të qeverisë së mëparshme. Sipas fakteve të theksuara më lartë mund të jepet vlerësimi se premtimi i programit partiak të LSDM, për të cilin është dhënë afat se do të realizohet në 180 ditët e para që nga marrja e qeverisë, për subvencionimin e normës kreditore për blerjen e një banese për çiftet e sapomartuar, është premtim i parealizuar. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button