Irani do të ndalojë Instagram-in

 Zëvendës kryeprokurori i Iranit, Muhammed Musaddik, tha se në Iran do të ndalohet përdorimi i Instagram-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Musaddik në konferencën për media në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha se do të ndalohet përdorimi i Instagram-it, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend.

Ai nuk informoi në lidhje me atë se kur do të zbatohet ndalesa, ndërsa si arsye për këtë vendim tha se “Disa artistë në vend bëjnë keqpërdorime me mbledhjen e ndihmave për nevojtarët përmes Instagram-it”.

Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në Iran është i ndaluar. Në prill ishte ndaluar edhe Telegram-i pas protestave kundër regjimit të cilat filluan dhjetorin e vitit të kaluar në qytetin Meshhed me arsye të problemeve ekonomike dhe ishte përhapur edhe në qytetet tjera.

Telegram-i është rrjeti social më i përdorur në vend me 55 për qind, ndjekur nga Instagram-i me 23 për qind. Gjithashtu tërheq vëmendjen vendimi i marrë për ndalimin e Instagram-it pas protestave të esnafëve të Teheranit për rritjen e shpejtë të dollarit në vend gjatë javës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button