“Irani do të vazhdojë marrëveshjen bërthamore pa praninë e SHBA-ve”

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është shprehur se do të tregojnë përpjekje për t’u mos tërhequr nga marrëveshja bërthamore, duke theksuar se “Nëse shtetet tjera përveç SHBA-ve që kanë nënshkruar marrëveshjen japin garantim për mbrojtjen e interesave të Iranit, Irani do të vazhdojë marrëveshjen bërthamore pa praninë e SHBA-ve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Rouhani sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Austri, u prit me një ceremoni ushtarake nga presidenti i vendit, Alexander Van der Bellen.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimeve dypalëshe, Rouhani tha se takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive dhe konstruktive.

Duke u shprehur se marrëveshja bërthamore është shumë e rëndësishme për Iranin, SHBA-të dhe botën, Rouhani tha: “Ajo çfarë po bën SHBA këtu është në kundërshtim me përpjekjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë është një qëndrim në kundërshtim me përgjegjësitë e shumanshme. Kjo do t’i dëmtojë më së shumti amerikanët”.

Rouhani tha se vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja është në kundërshtim me interesat e këtij shteti.

“Irani do ta vazhdojë marrëveshjen pa praninë e SHBA-ve”

Rouhani tha se Irani do të tregojë përpjekje për t’u mos tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe shtoi se “Nëse shtetet tjera përveç SHBA-ve të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen japin garantim për mbrojtjen e interesave të Iranit, Irani do të vazhdojë marrëveshjen bërthamore pa praninë e SHBA-ve”.

Ai po ashtu shprehu besimin se aktorët e tjerë të kësaj marrëveshjeje do të tregojnë një qëndrim të fuqishëm politik për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet dhe tregtinë ndërkombëtare.

Duke theksuar se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk do të formësohen në bazë të qëndrimit të një shteti, Rouhani nënvizoi se kjo gjendje është në kundërshtim me sovranitetin e shteteve tjera.

“Irani po i përmbush përgjegjësitë e veta”

Kurse presidenti austriak, Van der Bellen, tha se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet në Siri, Jemen dhe në rajon, si dhe në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Duke theksuar se marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë është një përpjekje dhe marrëveshje e rëndësishme diplomatike, Van der Bellen, tha se mbrojtja e marrëveshjeve luan rol kyç në marrëdhëniet shumëpalëshe.

Van der Bellen po ashtu nënvizoi se Austria është pro vazhdimit të marrëveshjes bërthamore. “Dhe ky qëndrim do të vazhdojë përderisa Irani t’i përmbushë përgjegjësitë e veta. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, në 11 raporte të publikuara që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes po njofton se Irani po i përmbush zotimet. Dhe kjo tregon se Irani po i përmbush përgjegjësitë”, tha ai.

Van der Bellen tha se kundërshtojnë vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore dhe për rizbatim të sanksioneve ndaj Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 8 maj deklaroi se SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke përmendur se sërish do të vendos sanksione ndaj Iranit që u pezulluan në vitin 2015.

Marrëveshja mes Iranit dhe 5+1 (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë) kufizon programin iranian për pasurimin e uraniumit me qëllim që mos të mund të përdorin për zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa si kthim Iranit i zbuten sanksionet ndërkombëtare, prej të cilave shumica iu hoqën në janar të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button