Real Madridi përgënjeshtron pretendimet për futbollistin Mbappe

Gjiganti spanjoll, Reali i Madridit, ka përgënjeshtruar pretendimet sipas të cilave, ekipi tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje me francezët e Paris Saint Germain, për të blerë futbollistin e tyre Kylian Mbappe, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke pasur parasysh informacionin e publikuar së fundmi për një marrëveshje të arritur mes Real Madridit dhe PSG për lojtarin Kylian Mbappe, Real Madridi dëshiron të ndaj me opinionin lajmin se ky informacion është krejtësisht i rremë”, thuhet në kumtesën e klubit.

Klubi “Mbretëror” thotë se nuk ka bërë asnjë ofertë në adresë të PSG-së apo lojtarit të sipërpërmendur dhe dënon përhapjen e informacioneve të tilla të paverifikuara, thuhet më tej në kumtesë.

Lojtari 19 vjeçar Mbappe, i cili po shkëlqen në Kampionatin Botëror që këto ditë po mbahet në Rusi, u transferua nga Monako në Paris Saint-Germain më 1 korrik të vitit 2017, për një shumë prej 180 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button