Southgate: E dija se do ta fitonim Kolumbinë

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, insiston në atë se e ka ditur që të përzgjedhurit e tij do të fitojnë Kolumbinë në ndeshjen e mbrëmshme në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në dramën e mbrëmshme anglezët për herë të parë në histori fituan në penalti në Botëror dhe në këtë mënyrë ndërprenë “mallkimin” që i përcolli nga Kampionati Botëror në Itali në vitin 1990.

Në tre rastet e kaluara u mposhtën nga Gjermania, Argjentina dhe Portugalia. Por, kësaj radhe me mbrojtjen e mahnitshme të Jonathan Pickford, ndërsa më pas me realizimin e sigurtë të Eric Dier kombëtarja angleze u plasua në çerekfinale.

“Ishte një natë që e dija se do të kalojmë. Ishim të bindur se do të kalojmë përtej vijës dhe ishim të përgatitur të bëjmë gjithçka. Plotësisht besonim në atë që e bëjmë deri në fund. Madje, edhe kur humbëm penaltinë tonë të parë. Deri tani kam parë situata ku penaltia e parë e huqur nuk është kyçe”, tha Southgate.

Anglia në çerekfinale të Botërorit në Rusi do të luajë kundër Suedisë më 7 korrik në Samara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button