“Besa” u dha në Shkup, nesër jepet në Tetovë (FOTO)

Grupi Dramatik “Bekim Fehmiu”, i cili funksionon në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin – Shkup”, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, përfmuan dramën e aktorit shqiptar “Besa”, e cila trajton virtytin e mbajtjes së fjalës, shkruan Portalb.mk.

Aktorët, Ismail Rushiti, Abdullah Ismaili, Abdulaziz Jashari, Emrush Kurtishi, Meksime Rushiti, Fuad Qaili, Rabije Dardhishta, Xhavid Qerimi LLovca, Mejreme Sinani dhe Adisa Ibrahimi, rrëmbyen duatrotriktjet e publikut për performancën e shkëlqyer në të cilën u vu në pah se “fjala e dhënë është më vlefshme se gjithçka”.

Drama "Besa"

Fjalë rasti, përpara dramës patën, regjisori i shfaqjes Mejdi Alidemi, i cili vlerësoi lartë punën e aktorëve gjatë provove si dhe rikujtoi vlerën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu.

“Vlkerësoj lartë punën e aktorëve të rinj. Bekim Fehmiu është krenaria e popullit tonë, ai pati ofertë nga producentët holivudian që ta ndërrojë emrin, por ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga kombësia shqiptare dhe me atë ishte krenar”, deklaroi Alidemi.

Publikun e përshëndeti dhe Sadri Jakupi, organizator i ngjarjes kulturore, i cili shprehu mbështetjen e parezervë që Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” u jep projekteve me vlera të mirëfillta.

“Besa”, nesër shfaqet në Tetovë me fillim në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button