Fjalosje mes avokates së Llatasit dhe Fatime Fetait në seancë gjyqësore

Prokurorja Fatime Fetai i qortoi të akuzuarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe avokaten e tij sepse nuk e dinë në cilën fazë është procedura e lëndës për ndërtimin e shtëpive në Zelenikovë në mënyrë joligjore, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e dini në cilën fazë është procedura”, i tha Fetai avokates së Llatasit, e cila më parë kundërshtoi se në “bombat” e lëshuara nuk ka krim dhe se Llatas kërkon specifikim të bisedave dhe konfirmim të autenticitetit.

“M’i jepni të gjitha 60 mijë bisedat që i keni për Llatasin dhe të dëgjojmë për veprën dhe jetën e tij”, tha Begova.

Prokurorja Josifovska menjëherë i tha se lëndë në aktakuzë nuk është jeta dhe vepra e Llatasit.

“Erdha në gjykim, jo në show”, shtoi Begova, duke ia kthyer me zë të lartë me prokurores.

Gjykimi do të vazhdojë pas pauzës.

Ndryshe, i akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.

Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.

Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptat nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.

Edhe pse ka ndërtuar shtëpi pa leje, Llatas nuk ndjen faj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button