Google Chrome, aplikacione edhe pa internet!

Google ka shtuar edhe një numër të ri të funksioneve për Chrome Web Store, njëra prej të cilave u mundëson përdoruesve të shkarkojnë aplikacione edhe pa lidhje të internetit.

Megjithatë, ky ndryshim nuk do të jetë i dukshëm për shumicën e përdoruesve si buton “Offline Apps”, sepse fillimisht kjo kategori do të jetë si një koleksion i aplikacioneve në dyqanin e aplikacioneve të shfletuesit të Google, Chrome.

Karakteristikat tjera janë shtuar gjithashtu për zhvilluesit, pasi që tani mundësohen edhe statistika më të detajuara për funksionimin e aplikacioneve që performojnë në Chrome Store.

Google gjithashtu ka njoftuar se Chrome Web Store do të ofrohet edhe në 6 vende tjera shtesë, si Turqia, Ukraina, Egjipti, Arabia Saudite, Maroko, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjashme

Back to top button