Dy muaj nga lajmet për përçarje në BDI, nga atëherë Hazbi Lika nuk duket në publik

Që kur dolën spekulimet për përçarje brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, për ndryshimet e mundshme rë resoreve qeveritare, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, nuk është parë në publik, duke mos marrë pjesë as në konferencat më të mëdha të Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Lika nuk është parë në konferencën për 1 vjetorin e Qeverisë së Maqedonisë, për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë, as gjatë nënshkrimit të saj në Prespë, dhe së fundmi, edhe pse paralajmëroi praninë e tij në konferencën Rose Roth, e njëjta u anulua në momentin e fundit. Lika rregullisht nuk është i pranishëm as në seanca qeveritare.

Mediat spekulojnë se ai aspak nuk shkon në punë, ndërkohë që Portalb.mk disa herë ka tentuar që në konferenca për media të zëdhënësve të Qeverisë të marrë qëndrim për këto tituj, por i kanë demantuar. Demante për përçarje brenda BDI-së kanë dërguar edhe nga pjesëtarët partiak, megjithatë, burimet tona thonë se mosprania e Likës në publik, është si rezultat i tendencave të tija për të kandiduar si lider i partisë në kongresin e radhës të BDI-së.

Edhe sot nga Qeveria për Portalb.mk thanë se Lika shkon në punë, megjithëse nuk sqaruan se pse i njëjti nuk është i pranishëm në publik.

“Nuk është e vërtetë që nga atëherë Lika nuk vjen në punë. Ai vjen në punë, por se vetëm nuk ka qenë i pranishëm në konferenca”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Lika i pakapshëm

Ka disa herë që jemi përpjekur për të marrë në telefon zëvendëskryeministrin Hazbi Lika, krahas asaj që ai nuk mundëson kontakti nëpërmjet kabinetit të tij, ai as nuk mban konferenca për media, megjithëse aktuale ende mbetet sistematizimi i administratorëve.

Kohë më parë Portalb.mk, ka dërguar kërkesë deri te kabineti i tij, për qasje deri të informatat me karakter publik, e njëjta edhe pas 3 muajve nuk ka përgjigje as pozitive, as negative. Lika thyen ligjin për qasje deri tek informatat me karakter publik, ndërkohë që vazhdon të hesht.

Qindra administratorët e MO-së vazhdojnë të marrin rroga e të rrijnë shtëpi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button