Bejli për Maqedoninë: presim lajme të mira nga Samiti i NATO-s

Në manifestimin e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ambasadori Xhes Bejli, gjatë fjalimit të tij nuk ka hezituar të flas edhe për procesin euroatlantik të Maqedonisë, duke shprehur optimizëm se pret lajme të mira në Samitin e NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët janë të fokusuar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, me SHBA-në, me NATO-n, me BE-në, me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. Vitin e kaluar është arritur përparim i madh, dhe jemi në pritje të lajmeve të mira nga Samiti i NATO-s së javës së ardhshme”, ka thënë Bejli.

Duke folur për këtë, në ngjarje, në sy ka rënë mungesa e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e emrit  – Maqedonia Veriore.

Ndërkaq dje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se pas marrjes së ftesës për në NATO, do të caktohet edhe data e mbajtjes së ditës së referendumit për emrin.

АNALIZË: Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në NATO të kapshme për banorët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button