Breivik e frikësonte nënën edhe si katërvjeçar

Nëna e vrasësit masiv norvegjez Anders Breivik, u ka thënë policëve gjatë hetimeve se ka pas frikë nga djali i tij edhe kur ai ishte vetëm katër vjeç.

Në seancën e sotme, në gjyqin kundër 33-vjeçarit Breivik – përgjegjës për vrasjen e 77 vetëve – u tha se ai ka qenë fëmijë “hiperaktiv dhe agresiv”, i paaftë për të ndjerë gëzim dhe kënaqësi. Dyshohet se ai vetëm qeshte kur nëna tentonte t’ia caktonte disa kufij në jetë.

Wenche Breivik, nëna e tij, i ka ftuar punëtorët socialë, të cilët kanë dashur ta vendosin në një familje birësuese për ta ndaluar shpërbërjen e tij psikologjike.

Nëna ishte tmerruar edhe 23 vjet më vonë, kur Breiviku u kthye në shtëpi më 2006, kur është ulur mbi të dhe ka tentuar ta puthë në fytyrë. Në një deklaratë për policinë, e cila është lexuar në gjykatë, Wenche Breivik deklaronte se me të është ndjerë sikur të ishte në burg.

“Ka thënë se jam marksiste dhe feministe. Që nga viti 2010 është bërë shumë i çuditshëm”, i ka thënë nëna e tij policisë.

Një javë para sulmit të dyfishtë në Oslo dhe në ishullin Utoya, Breiviku i tha nënës së tij se ai donte të shkonte të bënte kirurgji plastike të fytyrës, sepse mendonte se ishte e shëmtuar.

Sot në seancë u zbulua po ashtu se deri në moshën 22 vjeçe Breiviku kishte disa të dashura, por pas kësaj moshe nuk kishte asnjë marrëdhënie seksuale.

“Që kur u bëra kalorës, trupi im u bë një tempull”, ka thënë Breiviku.

Psikiatrët e fëmijëve kanë vërejtur se kur ishte ai fëmije, ndihej keq kur kishte kontakte me njerëz tjerë, prandaj i shmangej prekjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button