“Shkupi 2014”, padi penale për ish kryetarin e Komunës Qendër dhe dy zyrtarë tjerë

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër tre personave, në mesin e të cilëve është edhe ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, për krim gjatë ndërtimit të urës “Syri”, i cili është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, njofton Portalb.mk.

Përveç Todoroviqit, padi penale është dorëzuar edhe kundër M.T., ish sekretar i Komunës Qendër dhe D.R., i punësuar në Sektorin për Ndërtimtari në Komunën Qendër, për punën jo të përgjegjshme në detyrën zyrtare që i kanë shkaktuar dëm buxhetit mbi 433.000 euro. Nga Policia Financiare kumtuan se të paraqiturit janë pajtuar që ta paguajnë dënim plotësisht dhe se tanimë kanë marrë edhe konfirmim nga Komuna Qendër se të paraqiturit i kanë kthyer paratë në llogari të Komunës më 30 qershor.

“Ata e pranuan veprën, do me thënë e pranuan se i kanë bërë dëm buxhetit të Komunës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë vepër penale”, tha drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Arafat Muaremi, Polica Financiare

Sipas tyre, Konstruktor Inzhinering ka marrë avans nga Todoroviq në lartësi prej 433 mijë euro, por nuk e ka kryer punë ,e çka i ka ngelur borxh Komunës. Todoroviq nuk ka ndërmarrë asgjë, pasi që nga investitori që u ka ikur pa ua kryer punën, paraprakisht ai dhe dy persona tjetër të paraqitur, nuk anë siguruar garanci të vlefshme bankare, me çka kanë kryer vepër penale “punë të papërgjegjshme gjatë kryerjes së detyrës”.

Afati për zbatimin e punëve ka skanduar, ndërkaq tre të paraqiturit, sipas Policisë Financiare nuk anë bërë asgjë që ta mbrojnë buxhetin e Komunës për kthimin e avansit të dhënë. Sipas Policisë Financiare, për shkak të moskryerjes së punëve, Todoroviq e ka shfuqizuar marrëveshjen dhe ka nënshkruar marrëveshje të re me ndëmarrje të re.

Muaremi, tha se lëndët tjera nga projekti “Shkupi 2014” për të cilat është kompetente Policia Financiare janë në procedurë parahetimore, ndërkaq për urën “Syri” hetimi plotësisht është mbaruar.

Në lidhje me atë që edhe Prokuroria Speciale udhëheq disa lëndë për “Shkupi 2014”, drejtori Muharemi tha se kanë bashkëpunim me ekipin e Katica Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button