Fundosja e tragetit në Indonezi, të paktën 24 persona humbën jetë

Të paktën 24 njerëz e humbën jetën në afërsi të bregut të ishullit indonezian Sulavezi gjatë përmbysjes së djeshme të një trageti.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 74 të mbijetuar, ndërsa për 41 njerëz ende po gjurmohet.

Gjithsej 139 udhëtarë dhe 48 automjete ka pasur në traget gjatë aksidentit.

Trageti ka qarkulluar nga Sulavesi deri në ishullin fqinj Selejar, kur filloi të fryejë erë e fuqishme dhe valë të mëdha.

Misioni i shpëtimit është vështirësuar për shkak të motit të keq.

Aksidenti ndodhi pasi në muajin e kaluar fundosi një traget transporti në liqenin indonezian Toba, një nga liqenet më të thella vullkanike në botë, ku humbën jetën rreth 200 persona.

Në Indonezi shpesh herë ndodhin aksidente me anije, sepse nuk respektohen rregullat e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button