“Ku je”, Seven Saraqi publikon videoklipin e ri (VIDEO)

Këngëtari Seven Saraqi ka ditë që ka paralajmëruar këngën e tij më të re, që do ta sjellë këto ditë.

“Ku je” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor, muzikën dhe tekstin e së cilës i ka realizuar vet këngëtari, transmeton Telegrafi. 

Ai ka publikuar tashmë videon e këngës, ku ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia.

Seveni ditë më parë ka potencuar për Telegrafin se kënga e re do të jetë një prej këngëve më të veçanta të tij për këtë verë.

Teksti flet për dashurinë e një personi që është në kërkim, dhe pritet të jetë një këngë e bukur R&B.

Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit i këngëtarit që do të sjell gjatë këtij viti pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button