Qeveria e Maqedonisë e para në rajon sipas Indeksit të institucioneve të hapura

Sipas hulumtimit më të ri, Qeveria e Maqedonisë ka treguar se është e hapur për qytetarët me 75,61% dhe mban rezultatet më të mira në rajon si dhe ka një rritje prej 23,27% në krahasim me periudhën e kaluar. Hulumtimi është bërë përmes Indeksit për institucione të hapura, i dizajnuar sipas Metodologjisë për vëzhgim e cila përshtatet më rekomandimet për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Portalb.mk. 

Ky hulumtim për institucionet e hapura, transparencën dhe përgjegjësinë është realizuar në periudhën prej muajit dhjetor të vitit 2017 deri në muajin shkurt të këtij viti dhe përveç Maqedonisë është realizuar edhe në 5 shtete të tjera të rajonit.

Për dallim nga ky, në hulumtimin e parë Qeveria ishte në vendin e fundit me vetëm 52,34 % të institucioneve të hapura në vitin 2016.

Indeksi I Institucioneve të hapura është një tregues i përbërë, i cili e përcakton nivelin e asaj se sa janë te hapura institucionet me qytetarët në qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe është i krijuar me qëllim që të definojë se në cilën shkallë qytetarët nga Ballkani Perëndimor arrijnë deri tek informacionet e duhura nga ana e institucioneve.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit ACTION SEE- përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti I përgjegjësisë institucionale në Evropën Juglindore, me përkrahje nga Bashkimi Evropian, të ciline  realizon Fondacioni “Metamorfozis” së bashku me partnerë të tjerë nga rajoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button