Arta Marku justifikon pasurinë

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku pritet të kalojë me sukses procesin e Vettingut. Ajo mungonte në seancën e parë të përballjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u përfaqësuar nga avokatja Lirime Çukaj.

Nga hetimi i trupës së Vettingut, Marku nuk rezultonte me probleme në deklarimin e pasurisë. Edhe pse ka pasur dy ankesa në adresë të saj, këto nuk duket se do të influencojnë në vendimin për Markun. Megjithatë, trupa e Vettingut i ka kërkuar informacione Arta Markut për komandimet, emërimet dhe lëvizjet në detyrë.

Sipas Komisionit, kryeprokurorja e përkohshme nuk kishte probleme me figurën morale dhe atë profesionale. Gjatë seancë pati edhe një vërejtje nga përfaqësuesi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit shprehu keqardhjen që Marku nuk ishte e pranishme, duke thënë se një xhest i tillë nuk tregon shenje lidershipi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button