Facebook-u mbyll një aplikacion që e bleu 8 muaj më parë

Facebook-u po mbyll Moves, Hello dhe tbh, një treshe aplikacionesh që bleu në këto 4 vitet e fundit. Arsyeja është se asnjë nga këto aplikacione nuk u përhap në masë.

Nga këto, tbh mendohej se do të ishte shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për një rrjet social që i lejonte studentët që t’i shkruanin komplimente anonime njëri-tjetrit, transmeton TCH.

Tbh ka pasur përditësime dhe madje shtoi edhe një opsion mesazhesh, por nuk ishte mjaftueshëm mesa duket.

Facebook-u ka thënë se mbyllja e këtyre aplikacioneve do të lejojë që t’i japë përparësi gjërave të tjera. “Vetëm duke bërë gabime ne mund të krijojmë eksperienca sociale të mrekullueshme për njerëzit”, shkruan Facebook-u në blogun e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP