Maqedoni, deri në fund të javës do të emërohen anëtarët e rinj të KSHZ-së

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deri në fund të javës Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të emërojë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njofton Portalb.mk.

“Dje, deri sa kanë zgjatur pyetjet e deputetëve, kam mësuar se presim vendim të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja i ka caktuar përfaqësuesit e saj, ashtu edhe BDI. Edhe partia opozitare më e vogël e ka bërë atë, dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupeve parlamentare, ajo do të përfundojë”, tha Zaev në Prilep.

Shtatë anëtarët e rinj të këtij institucioni duhet të zgjidhen para përfundimit të muajit dhe do të jenë me mandat 6-mujor, deri në ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, kur planifikohet shndërrimi i KSHZ-së në institucion administrativ, si dhe emërimi i anëtarëve të ri gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor. 

Emërimi i anëtarëve të rinj të KSHZ-së bëhet me procedurë të pëshpejtuar, shkak të organizimit të referendumit për emrin. 

Sot skadon afati për parashtrimin e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP