Askush s’e pranon se e ka vrarë Naip Rexhepin në Reçicë të Vogël, filloi procesi gjyqësor (VIDEO)

Asnjëri nga 4 të akuzuarit për “vrasje” dhe 3 të akuzuarit për “tentim-vrasje” s’e kanë pranuar fajin, njëri prej tyre është ende i pakapshëm për autoritetet e rendit. 4 prej 9 personave e kanë pranuar fajin se kanë marrë pjesë në “rrahje”. Ky është epilogu i sotëm në seancën gjyqësore për ngjarjen e armatosur në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi dhe disa të tjerë u plagosën, raporton Portalb.mk.

Për 4 personat: Ridvan Dervishi nga Çerkezi i Kumanovës, Sabit Rexhepi nga Kumanova, Halil Kamberi nga Kumanova dhe Lulzim Biti nga Shqipëria është ndarë lëndë e veçantë. Ata kanë pranuar fajin dhe mbrojtja për to ka kërkuar nga gjykatësi  i lëndës rrethana lehtësuese për veprën penale “rrahje ” duke kërkuar dënime me kusht. Ndërsa prokurori i lëndës, Hanif Ameti, nga ana tjetër, ka kërkuar që gjykata të vendosë për dënimit e tyre sipas neneve ligjore që ekzistojnë për të dënuar ata që pranojnë fajin ndërsa për shtetasin e Shqipërisë, Lulzim Biti, dëbim nga Maqedonia.

Gjykata, në seancë të hapur, nesër do të sjell vendim për personat që e kanë pranuar fajin për pjesëmarrje në rrahje.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë për rrahje: Bekim Rexhepi, Driton Ferati, Florim Misimi, Bashkim Misimi, Irfan Misimi, Nuredin Misimi, Hajredin Misimi, Mursel Misimi kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën akzohen duke theksuar se “ata kanë qenë të sulmuar dhe nuk kanë sulmuar ata të parët.”

Këshilli gjyqësor me gjykatësin e lëndës Bekim Jahja vendosi që Agron Dervishi i cili për organet e rendit është i pa-kapshëm dhe akuzohet për dy vepra penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe të gjykohet në mungesë.

Avokati Elenko Millanov i cili i mbron të akuzuarit e familjes Misimi tha se klientët e tij që akuzohen për tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje si dhe në akuzën rrahje janë të pabaza pasi që mungojnë dëshmitë.

“Nuk mund të pranojmë akuzën, në asnjë rast Prokuroria nuk tregon se për çfarë arme behët fjalë as lloji as prodhimi asnjë dëshmi nuk ka.  Ndërsa për rrahje akuzohet klienti im i cili ka qenë i plagosur me tre plumba dhe ka qenë në rrezik për jetë, ndërsa vepra penale është  e pa-bazë dhe nuk ka asnjë dëshmi për këtë “ tha  avokati Millanov.

Ndërsa avokati Sejfulla Osmani pas seancës tha se “bashkërisht me të akuzuarit kanë vlerësuar ta mbyllin lëndën duke pranuar faijn.

“Për dy të akuzuarit tjerë vlerësojmë se prokuroria nuk ka argumente të mjaftueshme për akuzën që ua vë në ngarkesë dhe ne duke përdorur gjitha mekanizmat juridik do luftojmë që të vërtetojmë pafajësinë e tyre ” tha ai.

Seanca e radhës është caktuar për më 11 korrik.

Ndryshe, Prokuroria e Tetovës, paraprakisht ka ngritur akuzë kundër 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël, i cili ka ndodhur më 5 prill të këtij viti. Kundër katër personave është dorëzuar akt prokuroria për vazhdimin e masës së paraburgimit, me të cilin një person ngarkohet për veprën penale “vrasje” dhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Tre persona ngarkohen për veprën penale “tentim-vrasje” dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Prokurori i lëndës, deri te Gjykata e Tetovës ka propozuar për tre të akuzuarit që të privohen nga liria, si dhe njërit prej të akuzuarve, i cili ende është në arrati, t’i vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

Kundër nëntë personave tjerë, Prokuroria e Tetovës ka dorëzuar propozim prokurorial, me të cilin të gjithë ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”. Për tetë, nga këto të akuzuar, prokurori ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masave të kujdesit, ndërkaq për një person ka shqiptuar masë paraburgimi.

Sipas asaj që është folur në opinion, jo-zyrtarisht, personat e përfshirë në incident paraprakisht janë përleshur fizikisht më pas kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rrugë dhe janë përleshur mes vete dhe me armë. Ngjarja ka ndodhur afër selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa kjo parti përmes një kumtese mohoi të ketë lidhje me incidentin.

Jo-zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lidhje me atë se kush do ta merr degën e BDI-së në Kumanovë. Incidente të tilla kanë ndodhur edhe më herët ku mbeti i vrarë, Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP