Marrëveshja për Emrin, Greqia pret referendumin nga Maqedonia

Qeveria e Greqisë do të mbahet në atë që është paraparë me Marrëveshjen për Emrin, ndërkaq dëshira është që ekzistojnë shumicë më të madhe parlamentare, komentojnë nga Kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Cipras, në lidhje me Marrëveshjen me Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Dëshira e Qeverisë është që Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit të ketë shumicë sa më të madhe parlamentarë. Pasi pala tjetër t’i plotësojë obligimet që dalin nga Marrëveshja, Qeveria do të miratojë vendime që kanë të bëjnë me procesin e ratifikimit, gjithmonë duke i respektuar obligimet ndërkombëtare dhe kushtetuese të vendit”, komentojnë nga Kabineti i kryeministrit”, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti rikujtojnë se pala greke ka dhënë pajtueshmëri për fillimin e bisedimeve, të cilët rezultuan me protokoll për integrime, ndërkaq integrimi i plotë do të varet nëse ndryshimet kushtetuese dhe referendumi mbarojnë pozitivisht.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ka deklaruar se ekziston shumicë parlamentare në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes.

“Marrëveshja për Emrin është shumë e mirë, nuk devijon nga sovraniteti nacional që të parashtrohen si parakusht 180 vota në Kuvend”, deklaroi Koxias.

Sipas tij, Maqedonia dhe Greqia nuk kanë arritur marrëveshje vetëm që fqiu i tyre verior të anëtarësohet në BE dhe NATO, por pasi që çështja është në dobi nacionale të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button