Shkup, suspendohet nga puna një infermiere pasi ka bërë “selfi” me një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ndihmëse e infermieres e cila përpara një viti është fotografuar “selfi” me një pacient i cili ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore është suspenduar nga vendi i saj i punës në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, konfirmoi për “Fokus”, drejtori i Spitalit, Hristijan Kostov, njofton Portalb.mk.

“Ndihmësja e infermieres është suspenduar nga puna dhe tani duhet që të vendosim nëse do të sanksionohet. Për momentin është formuar komision pese anëtarësh, i cili nesër duhet që të mblidhet dhe të miratojë vendim. Edhe një herë e përsëris se punët e tilla nuk guxojnë që të ndodhin në spitale. Ajo është e tmerrshme. Pacienti tanimë 1 vit që ka vdekur”, theksoi Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button