Qeveria rriti akcizën për naftën, por jo edhe për veturat luksoze

Si parti politike majtiste, LSDM, në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, premtoi një numër të madh masash, të cilat, nënkuptojnë vendosjen e taksave më të mëdha, kushtimisht thënë, për (më) të pasurit dhe njëkohësisht transferimin e më shumë mjeteve ka punëtorët dhe shtresat e varfra, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Një prej premtimeve të atilla, të shkruara edhe në programin parazgjedhor të LSDM-së, të titulluar si “Plani për jetë”, thotë se në 6 muajt e parë të marrjes së qeverisë do të rritet tatimi i të pasurve për pronën, por, premtohet edhe rritja e akcizës për veturat luksoze.

Duke pasur parasysh atë se kanë kaluar më shumë se një vit prej kur Kuvendi votoi Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në ndërkohë nuk kishte asnjë ndryshim në akcizën për automjete, vlerësojmë se ky premtim është i paplotësuar.

Përndryshe, garnitura paraprake, në krye me VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, në vitin 2010 intervenoi në akcizën për import të veturave, kur akciza u ndalua që të llogaritet sipas metër kubit, por mbi bazë të çmimit të fakturuar të makinës.

Gjatë kësaj, është vërtetuar se për vetura vlera e të cilave është më pal se 3.000 euro nuk duhet fare të paguhet akciza, për vetura të cilat kushtojnë prej 3.001 deri në 4.000 euro akciza kap 0,5 përqind të vlerës së veturës ose 20 euro e te lartë, ndërsa për vetura prej 4.001 deri në 5.000 euro arrin vlerën një përqind ose 50 euro.

Sipas këtij modeli, për vetura me vlerë prej 6.001 deri në 8.500 euro akciza arrin dy përqind (170 euro), ndërsa për vetura prej 8.501 deri në 12.000 arrin vlerën tre përqind (360 euro), për vetura 12.001 deri në 14.000 arrin vlerën katër përqind (560 euro), ndërsa për vetura 14.001 deri në 16.000 euro arrin gjashtë përqind (960 euro).

Sipas parimit sa më e shtrenjtë vetura aq më e lartë akciza, përmes Ligjit për akcizë (neni 516) para 8 viteve u vërtetuar se blerësit e veturave me vlerë prej 18.001 deri në 22.000 euro paguajnë akcizë prej 11.5 përqind (2.530 euro), për veturë me vlerë prej 22.001 deri me 25.000 euro do të paguajnë akcizë prej 13,5 përqind (3.375 euro), për vetura prej 25.001 deri në 30.000 euro do të paguhet akcizë prej 15,5 përqind (4.650 euro) dhe për vetura më të shtrenjta se 30.000 do të paguhet akcizë prej 18 përqind, gjegjësisht mbi 6.300 euro.

Praktikisht, këto procedura janë të vlefshme deri më sot si dhe si të tilla janë publikuar edhe në faqen zyrtare në Drejtorinë doganore në Maqedoni, e cila është përgjegjëse për administrimin e akcizave në gjithë territorin e shtetit.

Pas ndryshimeve politike të cilat ndodhën pas zgjedhjeve në vitin 2016, kur qeverinë e formuan LSDM dhe BDI, Ligji për akciza ka ndryshuar vetëm njëherë në vitin 2017, me qëllim të rritjes së akcizës së naftës për 3 denarë, ose më saktë prej 12,121 në 15,121 denarë për litër të të vajti djegës, me qëllim, siç sqarojnë prej Qeverisë, të ulet ndotja dhe të mblidhen mjete shtesë në buxhet.

Kjo nuk ka qenë pjesë e asnjë premtimi të deklaruar ose të shkruar nga ana e LSDM-së para zgjedhjeve, prej kur del se Qeveria e Socialdemokratëve rriti akcizën për diçka që nuk ka është premtuar – naftën, por jo për diçka që është premtuar – veturat luksoze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button