Shilegov: Një vjet do të diskutojmë, pastaj do të vendosim se ku do të paguhet parkingu

Para nesh kemi një vjet për diskutim ku nëpërmjet bisedës me motoçiklistët do të konfirmojmë se a do të paguhet dhe ku parkingu për motoçiklistët. Këtë në intervistë për 1TV e deklaroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Është koha e vërtetë që të vihet rend në parking. Shkupi duhet të jetë qytet ku do të ketë rend. Kaloi koha kur vendimet janë marrë nëpërmjet telefonit, shtoi Shilegov në emision.

Motoçiklistët gjatë fundjavës dolën në protestë të qetë para barakave të Kuvendit, të pakënaqur nga paralajmërimi i Petre Shilegov se do të paguhet për parkimin e motoçikletave. Ata theksuan se për ta është e papranueshme pagesa për parking sepse praktika e tillë nuk ndodh askund në Evropë.

Parking me pagesë për motoçiklistët e Shkupit, deklarohet Petre Shilegov për protestën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button