Seancë e re qeveritare, ja për çfarë do të diskutohet

Në seancën e 77-të të, Qeveria e Maqedonisë sot do t’i shqyrtojë disa pika, në mesin e të cilave janë edhe informatat për ndërtimin e hekurudhës Belakovë – Kriva Pallankë, për periudhën deri më 15 maj të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Qeveria do të diskutojë gjithashtu edhe për ndryshimet e ligjit për tatim të vlerës së shtuar, por edhe për propozim-ligjin për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra, në seancë sot gjithashtu do të shqyrtohen edhe propozim-programet për mbështetje financiare në bujqësi, peshkatari dhe akuakulturë dhe për mbështetje të zhvillimit rural – të gjitha për vitin 2018-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button