Për shkak mungesës së Gordana Jankullovsës, shtyhet gjykimi për rastin “Titanik”

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik” është shtyrë për 16 gusht për shkak mungesës së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska e cila, siç tha avokatja e saj Sanja Aleksiq, ajo është në spital pas lindjes, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi Osman Shabani tha se e akuzuara Gordana Jankullovska ka të drejtë 45 ditë të mos ftohet në seanca gjyqësore, dhe për këtë gjë e shtyu seancën e sotme të rastit “Titanik” për 16 gusht.

Seanca e kaluar për “Titanik” ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme.

Gjykatësi Osman Shabani për shkak të mospërmbushjes së kushteve për mbajtjen e seancës e ndërpreu debatin, në të cilin duhej të fillojë paraqitja e dëshmive.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button