Egjipti hap kufirin e Gazës pas mbylljes tre-ditore

Egjipti ka rihapur kalimin kufitar Rafah me Rripin e Gazës pas një mbylljeje tre-ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve MENA e Egjiptit njoftoi se presidenti Abdel-Fattah al-Sisi ka urdhëruar rihapjen e kalimit kufitar në të dy drejtimet, për të lejuar personat e sëmurë nga Gaza të marrin trajtim jashtë vendit.

Megjithatë, MENA nuk njoftoi sa kohë do të qëndrojë i hapur ky kalim kufitar, i cili për popullin e Rripit të Gazës së bllokuar është mënyrë e vetme për të pasur qasje në botën e jashtme.

Bllokada 11-vjeçare e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar afërsisht dy milionë banorë nga shumë artikuj themelorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button