Hahn: Kosova s’është çështja e vetme për përparimin e Serbisë drejt BE-së

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE, transmeton REL. 

Hahn, duke folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, tha se Kosova është çështje e rëndësishme, por jo e vetmja.

“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit ëshë në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.

“Sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”, tha Hahn.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën, Vuçiq tha se nuk është “optimist” për rezultatin e dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, sepse, siç tha ai, “shumëçka nuk varet nga Serbia”.

Megjithatë, Vuçiq tha se këto bisedime duhet të vazhdojnë “për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit” dhe se Serbia është gati për kompromis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button