Siri, për gjashtë muaj janë vrarë 4.759 civilë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Siri janë vrarë 4.759 civilë, shumica prej tyre nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raport thuhet se regjimi i Asadit për gjashtë muaj ka masakruar 3.056 persona, nga të cilët 616 fëmijë dhe 507 gra. Ndërsa në sulmet e avionëve luftarakë të Rusisë të cilët japin mbështetje ajrore për forcat e regjimit janë vrarë 398 civilë, në mesin e të cilëve 138 fëmijë dhe 79 gra.

Më tej thuhet se organizata terroriste DEASH brenda periudhës së njëjtë ka vrarë 182 persona, nga të cilët 43 fëmijë dhe 15 gra. Në sulmet e forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it kanë humbur jetën 254 civilë, mes tyre 113 fëmijë dhe 68 gra.

Sipas raportit për shkak të grupeve opozitare ushtarake dhe grupit të armatosur kundër regjimit Heyet Tahrir Sham, në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë humbur jetën 53 civilë, në mesin e të cilëve 16 fëmijë dhe 4 gra.

Organizata terroriste YPG/PKK ka masakruar gjithsej 112 civilë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 18 gra. Ndërkaq 704 civilë, mes tyre 167 fëmijë dhe 107 gra, janë vrarë nga persona ende të paidentifikuar.

Vetëm gjatë muajit të kaluar në mënyra të ndryshme në Siri janë vrarë 593 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button