Eco Guerilla: ekspertë të pavarur ndërkombëtar të garantojnë kualitetin e filtrave të “Jugohromit”

Një nga kërkesat kryesore e shoqatës ekologjike “Eco Guerilla”, në konferencën për media që u mbajt sot ishte që ekspertë ndërkombëtar të garantojnë kualitetin e filtrave që duhet t’i vendos fabrika “Jugohrom”, njofton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh faktin që në vitin 2013 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë, nuk duhet të tolerohet asnjë manipulim i mundshëm dhe pa mbikqyrje rigoroze nga eskpertë të pavarur ndëkombëtarë, të cilët do të konstatojnë nëse projekti dhe sistemi i filtrimit i përmbush standardet e duhura dhe parandalon lëshimin e gazrave helmuese. Pa një garancë të besueshme ndërkombëtare nuk do të pranohet asnjë manipulim nga pronarët, qoftë ai edhe në bashkëpunim me Zv. kryeminisitrin Angjushev. Prandaj i vlerësojmë si tendencioze dhe të rrezikshme insistimet e tija për rihapjen e Jugohromit paralelisht me vendosjen e filtrave dhe jo pas përfundimit të vendosjes së tyre, ashtu edhe siç parasheh ligji”, thanë nga Eco Guerilla.

Nga ana tjetër, ata gjithashtu kërkuan takim me kryeministrin Zoran Zaev, që të marrin garancë se “Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e tërësishem të filtrave.

Ndërtimi i filtrave të ndotësit Jugohrom, çfarë fshihet pas fabrikës e cila nuk garanton transparencë?!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button