Angjushev dhe Zaev: Derisa nuk vendosen filtrat, “Jugohromi” nuk do të fillojë me punë

Fabrika “Jugohrom” në Tetovë nuk do të fillojë me punë derisa të vendosen filtrat për pluhurin, konfirmuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Kryeministri  Zoran Zaev në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve tha se fabrika do të fillojë me punë menjëherë pasi që të vendosen filtrat.

“Nuk ka dilema se a do fillojë punën fabrika para filtrave. Këtë e dinë edhe pronarët edhe të punësuarit. Ndotja është më e madhe për ta sepse jetojnë në këtë rajon”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se puna e Jugokromit është e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë dhe se pjesëmarrja në BPV është 0,7 për qind.

Në lidhje me atë se kishte kërcënime dhe shantazhe ndaj shoqërisë “Eco Guerila”, kryeministri Zaev me qëndrim se nuk sheh bazë për diçka të tillë por nëse ka, i ftoi që rastin ta paraqesin në MPB.

http://portalb.mk/538632-vendosja-e-filtrave-ne-fabriken-jugohrom-eco-guerillas-i-kercenohen-te-heshte-video/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button