Guterres: Rohingyat kërkojnë drejtësi dhe siguri për t’u kthyer në shtëpi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dhe kryesuesi i Bankës Botërore Jim Yong Kim vizituan kampet e refugjatëve në Cox’s Bazar në Bangladesh dhe biseduan me muslimanët e Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Cox’s Bazar të Bangladeshit, nga Rohingyat të cilët kohë më parë u dëbuan nga Mianmari, kam dëgjuar rrëfime të paimagjinueshme për numrin e të vrarëve dhe të përdhunuarave. Ata duan vetëm drejtësi dhe kthim të sigurtë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në Twitter dhe shpërndau një foto me refugjatët.

Në delegacionin e OKB-së që vizituan kampet ishte dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Refugjatët Rohingya në Kutupalong të Bangladeshit i thanë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Gjenevë dhe kryetarit të Bankës Botërore Jim Yong Kim se nuk do të kthehen në shtëpi derisa t’u mos u garantohet e drejta e shtetësisë, liria e lëvizjes, qasja në punë dhe shërbime”, shkroi Grandi në rrjetet sociale.

Delegacioni i OKB-së mbërriti dje në Dhaka të Bangladeshit, për të folur nga afër me muslimanët e Arakanit. Delegacioni në mëngjes arriti në Cox’s Bazar, pranë kufirit midis Bangladeshit dhe Mianmarit.

Guterres dhe Kim, pas takimit me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të pranishme në Cox’s Bazar dhe zyrtarët qeveritarë në Bangladesh, për sot kanë planifikuar të mbajnë një konferencë për media.

Delegacioni shoqërohet nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer dhe ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Hassan Mahmood Ali.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se më shumë se 700 mijë njerëz kanë ikur nga Arakani në Bangladesh që nga 25 gushti 2017. Në imazhet satelitore të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të shihet se si janë shkatërruar qindra fshatra.

OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e quajnë spastrim etnik ose gjenocid.

Qeveria e Mianmarit në masë të madhe i pamundëson mediat ndërkombëtare dhe organizatat humanitare për të hyrë në Arakan dhe nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për çështjet që kanë të bëjnë me kthimin e muslimanëve të Arakanit.

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se nëse nuk mund të krijohet një ambient i sigurtë për muslimanët e Arakanit, mund të ndodhë pastrim i ri etnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button