Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)
Me 69 vota “për” dhe 1 të “përmbajtur”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë, njofton Portalb.mk.
- LEXO: Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)
- LEXO: Kryeparlamentari Xhaferi nënshkroi marrëveshjen e ratifikuar, radhën e ka presidenti Ivanov
Javën e kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë, është dorëzuar vendimi i presidentit të shtetit, Gjorge Ivnaov, me të cilën ai informoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Ndryshe, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, mes tjerash parasheh ndryshimin e emrit kushtetues, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.
- LEXO: Presidenti Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë
- LEXO: Qeveria: Vendimi Ivanovit nuk do të ndikojë në zbatimin e Marrëveshjes për emrin
Sipas kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rast të vetos së presidentit të shtetit, ligji përsëri shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht do të duhet që të marrë së paku 61 vota. Ligji në këtë rast përsëri dërgohet te presidenti, i cili sipas Kushtetutës, e ka obligim që ta nënshkruajë.
Megjithatë, praktika thotë se presidenti di edhe ta shkelë Kushtetutën, që do të thotë se edhe në këtë rast të mos e nënshkruajë dekretin, ashtu siç është rasti me ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ende është i bllokuar te presidenti.
Ivanov deri në maj të vitit 2019-të “i paprekshmi” i Maqedonisë